FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kreu i PD-së, “Qeveria përgjegjëse për largimin e qytetarëve nga vendi

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetin social, Facebook bën përgjegjëse qeverinë për largimin e qytetarëve shqiptarë nga vendi.

“Dy regjime po i detyrojnë qytetarët të lënë masivisht vendet e tyre. Lufta e tmerrshme në regjimin e Asadit, bën që sirianet të ikin dhe krimi e korrupsioni i regjimit të Edi Ramës bën që pas sirianëve, shqiptarët të jenë të dytët të braktisin vendin”, shkruan ai.

Kreu i PD-së, Basha, thotë se kjo është protestë ndaj shtetit, i cili sipas tij, ka sjellë mjerim, padrejtësi dhe depresion. “Ne mund ta ndërtojmë jetën e të ardhmen në Shqipëri, por duhet të bashkohemi për të larguar regjimin me të korruptuar në Ballkan. Të bashkohemi për ti dhënë Shqipërisë një ekonomi të fortë dhe një të ardhme të sigurtë me drejtësi dhe mundësi për të gjithë”, perfundon postimi i kreut të opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?