Kreu i PS-së Rama heq nga Gjirokastra emrin e Kokëdhimës

Pas miqësisë së prishur me njëri-tjetrin, Edi Rama ka hequr Koço Kokëdhimën nga detyra e të deleguarit për Qarkun e Gjirokastrës. Zyrtarisht mësohet se ky vendim është marrë për faktin se Kokëdhima nuk paraqitej në Gjirokastër prej mbi 3 muajsh. Në vend të tij, Kryesia e PS-së ka vendosur të delegojë ministrin për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi.

Koço Kokëdhima nuk është më i deleguari i Kryesisë së Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës. Vendimi mësohet se është marrë në mbledhjen e fundit të kësaj strukture. Në vend të Kokëdhimës, kryetari Rama ka preferuar të dërgojë ministrin për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, vendim që është mbështetur nga Kryesia e Partisë Socialiste.

Ndërkohë Partia Socialiste ka nisur organizimin e strukturave të saj në bazë në funksion të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Për këtë, sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi, ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune në çdo qark, me detyrën për evidentuar e atyre që cilësohen si emigrantë të brendshëm, ose zgjedhësit që votojnë në një tjetër qytet nga ai ku jetojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?