Kriza energjetike/ Shehu: Qeveria e Ramës duhet rrëzuar, bën Kasandrën për të fshehur dështimin!

Tritan Shehu ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjete sociale në lidhje me krizën e re energjetike, gjë të cilën e paralajmëroi kryeministri Edi Rama.

Ish-ministri i Jashtëm ka theksuar se problemet në lidhje me çmimet e larta të naftës dhe energjisë, në Shqipëri kanë qenë prezente prej kohësh. Zgjidhja sipas tij vjen nga rrëzimi i qeverisë aktuale.

Postimi i Tritan Shehut:

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama bën Kasandrën për të fshehur dështimin e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Perseri fajin e ka Bota per varferine e thelle, pa punesine, kolapsin e sistemit te shendetesise, braktisjen e vendit etj ne Shqiperi.

Sepse “kriza” e madhe e ka burimin jashte nesh, ne qenkemi vetem viktima te saj.

Sikur deri me sot kemi qene ne “parajse”.

Kriza globale do na varferoje se nje “fuci” nafte do shkoje ne 100$.

Ne fakt edhe kur ishte 50 $ ne kishim cmimet me te larta te karburanteve ne Bote, te varfer ishim e te varfer do jemi.

Edhe atehere vdiqen mbi 16 mije njerez nga Covid, sot rrezikohemi per me shume, pavaresisht cmimit te naftes.

Pra shkaku i vuajtjeve te shqiptareve nuk eshte cmimi i naftes ne Bote.

Eshte vetem keq qeverisja e Rames dhe e kesaj qeverie te “semure” thellesisht.

Asgje nuk mund ta “sheroje” kete qeverisje e kete Kryeminister.

Ka vetem nje rruge dalje:

Ajo duhet rrezuar, permbysur sa me shpejt, ashtu si permbysen regjimet kudo ne bote.

Nga popujt!

Kjo eshte e vetmja “recete” per neve edhe per kete “krize”, qe Rama si Kasandra “shikon”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?