Kryemadhi denoncon keqpërdorimin e të dhënave të vajzës së saj në Facebook
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka denoncuar sot në Facebook keqpërdorimin që u bëhet të dhënave të fëmijëve të saj në rrjetet sociale.
Kryemadhi denoncon një profil falso në Facebook, i cila është hapur në emër të vazjës së saj, Era Meta. Kryemadhi kërkon ndërhyrjen e policisë për hetimin e këtij rasti flagrant të keqpërdorimit të të dhënave të një personi të mitur.
“Ky eshte nje profil fals ne emer te Eres, vajzes time dhe qe sot po keqperdoret ne Facebook nga persona te paguar. I bej thirrje drejtorise se krimit kibernetik ne ministrine e brendshme dhe prokurorise te nise hetimet per kete rast flagrant abuzimi per nje te mitur. Ne te njejten kohe paralajmeroj ata qe keqperdorin femijet e mi se nuk do e kalojne lehte kete akt pervers, te frymezuar dhe sponsorizuar nga ata qe kurre nuk kane respektuar familjet e aq me pak femijet e tyre.
https://www.facebook.com/profile.php?id=100025421886573
Ju lutem bejeni report kete profil!”,- shkruan Kryemadhi.
Kryemadhi thotë se personat që kanë marrë të dhënat dhe kanë hapur profil fals në Facebook janë të paguar.
Marrja e të dhënave personale dhe hapja e adresave false është një krim i rëndë. Edhe më skandaloz është fakti se kemi të bëjmë me vjedhje të të dhënave të një personi minoren.
Kryetarja e LSI thotë se akti është bërë nga persona të paguar dhe kjo e bën më skandaloze keqpërdorimin dhe abuzimin, i cili duhet të marrë një përgjigje ligjore.
https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/posts/1587250904720979
KOHA JONË SONDAZH

