Kryemadhi: Komandanti nuk ndryshohet 6 muaj para zgjedhjeve, krenare që LSI besohet dhe drejtohet nga të rinjtë

Duke folur për zgjedhjet Brenda partisë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se komandanti I zgjedhjeve nuk ndryshohet 6 muaj para zgjedhjeve. Teksa theksoi se përvec postit të kryetarit kishte një garë të vërtetë për delegatët dhe po ashtu do të ketë për Këshillin Kombëtar Drejtues dhe kryesinë. Ajo tha se partia nuk është kryetari dhe u shpreh se ajo posedohet nga të rinjtë dhe të rejat dhe se është krenare që të udhëheqë ato drejt fitores.

Monika Kryemadhi: Edi Rama nuk ka bërë zgjedhje në parti. A mund të më tregoni se cili është procesi i zgjedhjeve që ka bërë PS për zgjedhjen e delegatëve të gjithë kongresit.
Arion Sulo: Asnjë zgjedhje … si do ti tregoni elektoratit që ju jeni të ndryshëm …
Kryemadhi: Jemi shumë të ndryshëm, sepse LSI ka pasur mbi 1000 e ca kandidatë për 700 delegatë për të zgjedhur. Ja ku vjen e para. Atëherë unë po ju drejtohem, në listën e votimeve online keni shumë persona publikë, anëtarë të LSI, ish-ministra, të cilët kanë votuar. Pyetini ata nëse kanë pasur në procesin e votimit, në Tiranë dhe rrethe kandidatët për delegatë dhe për mua kjo është më e rëndësishmja sesa Monika. Ti do ta presësh deri në 5 dhjetor, sepse do të ketë ndryshime statutore në LSI. Ndryshime programore, përsa i përket funksionit të LSI. Çfarë do të thotë? Do të thotë se do të ketë një parti që ka lider të fortë, ky është mendimi juaj jo i joni. Më gjej një drejtues të një partie politike që ka lejuar të flasë siç u ka dashtë qejfi anëtarëve të kryesisë, siç ka bërë LSI. Kjo është racionalizim.
Unë nuk kam sesi të hyjë në një garë ku është e kot të hysh. E para. E dyta, nuk kam pse të hyj dhe të ndryshoj komandantin e të gjithë ekipit. Nuk është diktaturë, pas datës 25 i bëjmë zgjedhjet prap dhe ju ftoj ju të kandidoni. Nuk e posedoj unë partinë, përkundrazi partia më posedon mua. Më posedojnë të rinjtë e të rejat.

SHKARKO APP