Kryemadhi: LSI do të krijojë Forumin Ekonomik në ndihmë të grave të dhunuara


LSI së shpejti do të krijojë Forumin Ekonomik të Gruas pranë kësaj partie.
“Do të organizojmë dhe grupet e vogla të punës sa i përket evidentimit të grave të dhunuara dhe ndihmës që mund t’u japim ne si LSI këtyre grave” tha deputetja e LSI-së Monika Kryemadhi, në një takim me gratë që lëvizja e Gruas për Integrim zhvilloi në Patos.
Ajo u bëri apel grave të denoncojnë dhunën dhe fenomenet negative të keqtrajtimit të tyre, pasi në këtë mënyrë do të parandalohen edhe fenomenet negative në shoqërinë tonë.
“Duke i denoncuar këto probleme, kjo nënë do të jetë shumë më e qetë për të rritur fëmijën e saj, jo nën presione, nën trysninë e dhunës, por duke edukuar një brez të ri. Është detyrë e politikës shqiptare dhe është detyrë edhe e jona si nëna që të fillojmë të sensibilizohemi.
Nevojitet që të luftojmë sa më shumë këto fenomene negative, të cilat ndikojnë në familjen dhe në shoqërinë shqiptare. Një grua që gjen forcën për të denoncuar dhunën në familjen e saj, gjen forcën për të denoncuar problematikën me të cilën përballet, do të jetë një nënë e cila do të edukojë fëmijën e saj për të ecur përpara. Ne kemi nevojë për të pasur një shoqëri të reformuar, për të pasur një shoqëri të barabartë që të ecim më shpejt drejt BE-së”, deklaroi znj.Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?