Kryemadhi: LSI është gati për 11 mandate në Tiranë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me kryetarët dhe sekretarët e kësaj force politike në Bashkinë e Tiranës. Takimin Kryemadhi e ka bërë publik me anë të një story në instagram. Ajo shkruan se LSI është gati për të marrë 11 mandate në Tiranë. Të 11 deputët shprehet Kryemadhi do të jenë mbështetje për të gjithë qytetarët.

“LSI është gati për 11 mandate në Tiranë. 11 deputetë që do të jenë mbështetja juaj për punësimin, zhvillimin ekonomik e social. Ata do të çojnë përpara misionin #SHQIPËRIAshtëpiaJUAJ🇦🇱”,- shkruan Kryemadhi në një postim në rrjetet sociale.

SHKARKO APP