Kryemadhi me maturantët e Tiranës: Rama po shkatërron të ardhmen e rinisë shqiptare

Lëvizja Socialiste për Integrim, organizoi një takim me maturantët e Tiranës, për t’u njohur më afër me problematikat e tyre lidhur me çështjen e vijimit të studimeve të tyre në arsimin e lartë. Në këtë bashkëbisedim me gjimnazistë, të pranishëm ishin deputetë të LSI-së, dhe vetë kryetarja Monika Kryemadhi, ku i kushtoi rëndësi maturës shtetërore dhe problematikave të saj.

Kryetarja Monika Kryemadhi, pasi theksoi se LSI-ja është në krah të studentëve dhe prindërve të tyre që shohin arsimin si zgjidhja për të ndryshuar Shqipërinë, e drejtoi gishtin nga kryeministri Edi Rama si fajtor për shkatërrimin e të ardhmes së rinisë shqiptare.

“Dëgjoja paradën e Ramës që çdo ditë e më shumë ka frikë nga plakja e tij. Frika e tij po shkon dretj shkatërrimit të së ardhmes së rinisë shqiptare dhe plakja e një rinie vjen duke shkatërruar arsimin, një brez që gjen zgjidhjen për tu larguar sa më shpejt nga vendi. Këta dinozaurët e sotshëm që janë përsëri të së shkuarës nuk mund ta ndalojnë rininë shqiptare të përmbysë këtë regjim diktatorial, që po uzurpon çdo ditë e më shumë çdo institucion mësimdhënie”, tha Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo shtoi se Rama e pranoi vetë se njerëzit nuk ushqehen me suksese, që sipas saj, janë thjesht në “imagjinatën e kryeministrit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.facebook.com/KryemadhiMonika/videos/1602718479840888/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?