Kryemadhi me të rinjtë që votojnë për herë të parë: S’mund të lejojmë që t’ju marrin të ardhmen
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin e sotëm me një takim me të rinjtë që votojnë për herë të parë. Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë, Kryemadhi tha se po nxitet largimi i të rinjve nga vendi. Sipas saj, mungesa e shpresës është arsye që të rinjtë po largohen jashtë vendit. ”Ju e keni parë dhe vetë procesin e Maturës Shtetërore, dhe humbjet që patët nga ky proces. Çdo ditë duhet të motivohen votuesit për herë të parë që janë elementë që duhet të përdoren. Ata po largohen nga vendi. Rama po i motivon për t’u larguar. Shqipëria është e shqiptarëve, jo e Lulit, e Monikës, dhe e Ramës. Ai merr guximin; duroni kush duron, dhe pjesa tjetër të ikë. S’mund të lejojmë që dikush të marrë të ardhmen tuaj”, tha Kryemadhi.
Pjesë nga fjala
Votuesit për herë të parë janë një nga pikat kryesore dhe faktikisht kanë qenë dhe një nga pikat më mbështetëse të LSI. Ju jeni personat kryesor të votuesve për herë të parë që punojnë në grupin e Tiranës dhe ndërkohë janë dhe shumë djem dhe vajza të tjerë që janë në këtë trajnim dy ditor të LRI. Një nga pikat kryesore jo vetëm për evidentimin e tyre dhe angazhimin e tyre që në 25 prill të shkojnë të votojnë sepse 98 ditë janë ato që na ndajnë nga 25 prilli. Pra ka filluar countdowni të pakësojë ditët.
Ajo qe është shumë e rëndësishme është dhe përfshirja e tyre, ngritja e problematikave, hartimi i disa planeve pune jo vetëm nga ana e maturantëve dhe studentëve por dhe për të krijuar një strategji përsa i përket punësimit dhe konkurrencën në tregun e punës. Një nga problemet kryesore që ka sot rinia shqiptare. Ajo që kemi diskutuar dhe me Floidën në shumicën e rasteve LRI ka qenë jo vetëm hartuese e politikave të LSI por dhe vendimmarrëse jo vetëm në përfshirjen e strukturave drejtuese por dhe në hartimin politikave.
Ne një nga pikat kryesore kemi arsimin. Sepse arsimin nuk e shikojmë si shpenzim, e shikojmë si investim. Jo vetëm ligjin e arsimit të lartë, jo vetëm maturën shtetërore por gjithë ndërtimi i sistemit arsimor për LSI është shumë i rëndësishëm. Një sistem arsimor i cili krijon hapësira jo vetëm për nxënësit dhe studentët cilësorë por krijon dhe një hapësirë të jashtëzakonshme përsa i përket punësimit të mirëpaguar.
Po kështu kemi vendosur në program strategjinë Mëso dhe Fito që ju jeni jo vetëm kërkuesit dhe propozuesit kryesor por jeni dhe përfituesit kryesor. Kështu që ne duhet të mos ndalojmë. Këtë eksperiencë tuajën përsa i përket votuesve përherë të parë, evidentimin e tyre, kontaktin e tyre, ta shtrijmë në të gjithë Tiranën por dhe në të gjitha e tjera siç janë Elbasani, Durrësi, Korça, Vlora ku faktikisht dhe ju me pikat e kontaktit që keni do të fillojmë drejt përfundimit dhe evidentimit të tyre.