Kryemadhi: Pas letrës së Metës, Xhaçka tha jemi më të përgatitur

Në emisionin “Open” në Top Channel, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka lexuar një reagim të Ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka menjëherë pas letrës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta në lidhje me tërmetet. Në reagimin e saj Xhaçka thotë se Shqipëria është më e përgatitur se kurrë për t’u përballur me emergjenca.

“Qeveria dhe Ministria e Mbrojtjes me vëmendje maksimale ndaj fatkeqësive natyrore, më të përgatitur se kurrë në këto 30 vite për t’u përballur me emergjenca, kapacitetet tona reaguese janë sot shumë më të mëdha dhe profesionalizëm i jashtëzakonshëm, koordinimi institucional shumë më efikas se ç’ka qenë ndonjëherë”, thotë Olta Xhaçka pas letrës së Presidentit. Dhe më 21 shtator i ra tërmeti i parë, më 26 nëntor i ra tërmeti i dytë. Po këto të 21 shtatorit ndoshta nuk i di Olta se ka qenë në Amerikë për të lindur fëmijën edhe mund ta ketë harruar. Dhe ndërkohë shqiptarët ishin atje te pallati në Thumanë”.

SHKARKO APP