Kryemadhi pret ambasadorin e Britanisë. Ai do të monitorojë zgjedhjet në Elbasan me 25 prill
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka takuar sot në Elbasan, ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Dunkan Norman. Takimi është zhvilluar në zyrat e LSI në këtë qark. Kryemadhi bën më dije se ambasadori britanik do të monitorojë më 25 prill procesin e zgjedhjeve në këtë qark.
“Nën atmosferën e ngrohtë të zyrave të LSI në Elbasan, pata sot kënaqësinë të mikëprisja Ambasadorin Britanik, i cili do të gjendet në Elbasan edhe në ditën e zgjedhjeve për të monitoruar nga afër një mbarëvajtje sa më të qetë të procesit zgjedhor më 25 prill”,- shkruan Kryemadhi në mesazhin e saj në Facebook.