Kryemadhi publikon mesazhin e ambasadores Kim: Më 25 prill presim një ndryshim të madh

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, i bëri apel sot qytetarëve shqiptarë, të cilëve u ka skaduar karta e identitetit, të aplikojnë për dokumentet e reja në mënyrë që të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Lidhur me këtë apel të diplomates amerikane ka reaguar edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e cila në faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Twitter”, falënderon SHBA-në për këtë mesazh dhe shprehet se ne presim një ndryshim të madh prej këtyre zgjedhjeve, ndaj dhe të gjithë votuesit duhet të sigurohen që kanë kartë identiteti apo pasaportë biometrike të vlefshme për të marrë pjesë në votime.

“Faleminderit @USAmbAlbania që i nxit qytetarët për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit. Ne presim një ndryshim të madh prej këtyre zgjedhjeve dhe të gjithë votuesit duhet të sigurohen që kanë kartë identiteti apo pasaportë biometrike të vlefshme për të marrë pjesë në votime”, shprehet kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në reagimin e saj.

Apeli i ambasadores Kim

“U bëjmë thirrje shumë urgjente të gjithë qytetarëve shqiptarë që të marrin kartat e reja të identitetit në mënyrë qetë marrin shërbime dhe të votojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Lëshimi i letërnjoftimeve të reja biometrike është një pjesë thelbësore e marrëveshjes së 5 Qershorit mbi reformën zgjedhore. Ju lutemi mos prisni derisa të jetë tepër vonë – merrni kartën e re të identitetit tani që të mund të votoni më 25 prill”, u shpreh ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim në apelin e saj të përcjellë përmes rrjeteve sociale.

 

SHKARKO APP