FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryemadhi: Rama mund të mos rikandidojë Veliajn në Tiranë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi deklaroi sot në një intervistë për “Report TV” Erion Veliaj mund të mos jetë kandidat i PS-së për zgjedhjet e ardhshme lokale në Tiranë. Sipas kryetares së LSI-së, Edi Rama ka frikë rivalitetin e Veliajt dhe janë mundësitë që ta shmang nga gara.

“Veliaj po i bën hije Ramës dhe duke parë mentalitetin e Kryeministrit, për mendimin tim Veliaj nuk do të rikandidohet, aq më tepër kur Kryebashkiaku i Tiranës shihet si pasardhës i Edi Ramës në këtë parti”,- u shpreh Kryemadhi në studion e Report Tv.

Komentet e kryetares së LSI u bën  lidhur me qëndrimin që do të mbajë kjo forcë politike në zgjedhjet e ardhme lokale. “Është shpejt për të folur për zgjedhjet vendore”,- tha Monika Kryemadhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?