Kryemadhi: Shpëtimi i jetëve është më i rëndësishëm se çdo gjë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë në meshën e Kishës Katolike në Tiranë për banorët e prekur nga tërmeti në Durrës dhe Thumanë.

Në një postim në Facebook, Kryemadhi shprehet se sot shpëtimi i jetës së njerëzve është më i rëndësishëm se çdo gjë tjetër.

Publikimi i plotë i Monika Kryemadhit në Facebook:

Mes dhembjes së pamatë sot në ditën e zisë kombëtare, i lutem Zotit me besim dhe shpresë për të shpëtuar jetën e cilitdo që gjendet ende nën rrënojat e tërmetit shkatërrimtar.

I lutem Zotit t’iu japë forcë dhe ngushëllim të gjithë atyre që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur, që ta përballojnë dhembjen e madhe.

Sot më shumë se kurrë duhet të gjejmë forcë me besim në Zot dhe me dashuri pranë njëri-tjetrit, sepse tërmeti na ka vrarë të gjithëve, por forca e dashurisë për njëri-tjetrin na bën më të fortë!

I lutem Zotit t’i japë forcë dhe arsye qeverisë, që të kuptojë se shërbimi ndaj të gjithë njerëzve të prekur nga pasojat e tërmetit, është më i rëndësishëm se fjalimet dhe shfaqjet mediatike.

Solidariteti dhe dashuria është forca jonë!

______

Pamjet nga Mesha e Lutjes në Katedralen e Shën Palit, Tiranë.

SHKARKO APP