Kryemadhi sondazh live në Top Albania Radio: 2 në 3 persona votojnë LSI. Më 25 prill marrim 40 mandate

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në emisionin ‘Ndryshe”, në Top Albania Radio, ku ndër të tjera bëri edhe një test live. ”Ja të bëjmë një votim këtu ku jemi, unë votoj LSI-në, po ti, (Paloma) thuaje se nuk të heq njeri nga puna”,-tha Kryemadhi. Kurse gazetarja Paloma tha ”Jo se nuk kam frikë unë për atë punë, të bëj të kundërtën apo të jem në të njëjtin mendim, këtë duan të them”.

Kryemadhi: Jo ti për kë voton?

Paloma: LSI-në.

Kryemadhi: Po ti zotëri?

Salsano: Unë nuk votoj fare.

Kryemadhi: Ja ku jemi, kjo edhe po të mos thonte LSI-në unë e kuptoj se për kë voton ajo, sepse unë e lexoj votën, LSI e lexon votën.

Nga ana tjetër, kryetarja e LSI-së, tha se sondazhi i ”Europe Elect”, është i sponsorizuar nga kryeministri Edi Rama. Sipas saj, në 2017 ”Europe Elect” e nxorri 2%, por LSI- mori 19 mandate, kurse këtë vit Kryemadhi tha se kjo parti do të marrë 40 mandate.

”Ua them unë kush është sondazhi, sepse e kam diskutuar edhe me dikë tjetër. Ky ka qenë një lajm i sponsorizuar nga zyra e Edi Ramës, të cilin e ka nxjerrë në një faqe europiane, që thotë ”Europe Elects”. Thotë ka këto rezultate që thoni ju, që na është rritur PS dhe paska ra, LSI. Po ky institucion për të qenë korrekt ka nxjerrë këtë Piepolin, që punon për Baton Haxhiun dhe Carlo Bolinon e ka nxjerrë LSI-në në 2017 e ka nxjerrë LSI-në me 2%, por ne morën 14 %, e nxirrte me 2 deputetë e ne morëm 19 deputetë. Tani e ka nxjerrë LSI-në e 3%, që do të thotë se do të shkojmë në 34 deputetë, sipas rezultetit të tyre. Unë do të ju jap një sondazh tjetër, shumë interesant që organizohet në grupe të tilla, por të jeni të bindur është se ajo që është më e rëndësishme për të gjithë qytetarët, nuk ka të bëjë sondazhdet, sepse sondazhet kanë të bëjnë me orientimin e klasës politike, të cilat duhet të tregojnë se ku janë. PSh, mua më del 31.6 për qind në një sondazh që e bën një faqe angleze, që ka bërë gjithë në Kosovë, Kroaci, gjithandej. Pra ma nxjerr 31 % dhe ma nxjerr 40 deputetë LSI-në”,-tha më tej Kryemadhi.

SHKARKO APP