Monika Kryemadhi: Sondazhi i Europe Elect i sponsorizuar nga Rama

E ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka komentuar sondazhet e fundit për zgjedhjet e 25 prillit.

“Ua them unë kush është sondazhi, sepse e kam diskutuar edhe me dikë tjetër. Ky ka qenë një lajm i sponsorizuar nga zyra e Edi Ramës, të cilin e ka nxjerrë në një faqe europiane, që thotë Europe Elects. Thotë ka këto rezultate që thoni ju, që na është rritur PS dhe paska ra, LSI. Po ky institucion për të qenë korrekt ka nxjerrë këtë Piepolin, që punon për Baton Haxhiun dhe Carlo Bolinon e ka nxjerrë LSI-në në 2017 me 2%, por ne morën 14 %, e nxirrte me 2 deputetë e ne morëm 19 deputetë. Tani e ka nxjerrë LSI-në e 3%, që do të thotë se do të shkojmë në 34 deputetë, sipas rezultatit të tyre. Unë do të ju jap një sondazh tjetër, shumë interesant që organizohet në grupe të tilla, por të jeni të bindur është se ajo që është më e rëndësishme për të gjithë qytetarët, nuk ka të bëjë sondazhet, sepse sondazhet kanë të bëjnë me orientimin e klasës politike, të cilat duhet të tregojnë se ku janë. Për shembull, mua më del 31.6 për qind në një sondazh që e bën një faqe angleze, që ka bërë gjithë në Kosovë, Kroaci, gjithandej. Pra ma nxjerr 31 % dhe ma nxjerr 40 deputetë LSI-në”, u shpreh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Sondazhi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, u shpreh se 2 në 3 persona votojnë LSI-ë, si dhe zhvilloi një mini sondazh live me gazetarët e emisionit.

Pjesë nga intervista

Kryemadhi: Ja të bëjmë një votim këtu ku jemi, unë votoj LSI-në, po ti, (Paloma) thuaje se nuk të heq njeri nga puna…

Paloma: Jo se nuk kam frikë unë për atë punë, të bëj të kundërtën apo të jem në të njëjtin mendim, këtë duan të them.

Kryemadhi: Jo ti për kë voton…

Paloma: LSI-në

Kryemadhi: Po ti zotëri …

Salsano: Unë nuk votoj fare.

Kryemadhi: Ja ku jemi, kjo edhe po të mos thonte LSI-në unë e kuptoj se për kë voton ajo, sepse unë e lexoj votën, LSI e lexon votën.

 

SHKARKO APP