Kryemadhi takim me biznesin fason: Të fitojmë kohën e humbur

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me përfaqësues të biznesit fason në Shqipëri, ku u njoh nga afër me problematikat që po hasin fasonët në këtë periudhë ku vendin është përfshirë nga pandemia e koronavirusit.

“Sot zhvillova një takim me përfaqësuesit e Fasonistëve të Bashkuar, ndamë shqetësimet emergjente me të cilat po përballet ky sektor, i cili është jetik përsa i takon punësimit masiv që realizon. Sektori fason, sipërmarrësit dhe gjithë punonjësit e tij janë goditur rëndë nga keqmenxhimi i situatës ekonomike nga ana e qeverisë. Mijëra familje të thjeshta shqiptare sigurojnë mbijetesën me pagat e realizuara në biznesin fason. Tashmë dihet që ky biznes është përballur vazhdimisht me vështirësi të shumta përsa i takon procedurave burokratike, të padrejta dhe jo stimuluese, duke funksionuar me vështirësi më të mëdha se çdo biznes fason në vendet e tjera në rajon.

Kërkohet një paketë urgjente ekonomike për sektorin fason, për të siguruar vijimësinë e pagesës së punonjësve dhe sigurimin e vazhdimit të këtij biznesi. Të mbrosh biznesin fason do të thotë të mbrosh mijëra të punësuar. Ndaj edhe një herë distancohemi prerë nga gjuha e papranueshme e qeverisë dhe mungesa e plotë e gatishmërisë për mbështetjen e këtij biznesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kemi kohë për të humbur me propagandën e kryeministrit të Facebook. Duhet të shkrijmë akujt që prej 2 muajsh kanë ngurtësuar jetën dhe ekonominë e shqiptarëve, të fitojmë kohën e humbur duke jetuar e punuar 365 ditë të vitit. Çdo ditë me vendime eksperimentale është humbje e madhe për ekonominë shqiptare, për familjen shqiptare dhe Shqipërinë”, shprehet Kryemadhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?