Kryeministri Abazoviç publikon foto me kryeministrin Rama nga Kievi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Malit të Zi, Dritan Abazoviç kanë mbërritur në kryeqytetin e Ukrainës, në Kiev.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Abazoviç ka publikuar foto të dy kryeministrave.

Kryeministri Rama dhe homologu i tij i Malit të Zi do të priten në takim nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, takim që do të pasohet nga Konferenca e përbashkët për shtyp e  Kryeministrit Rama, Kryeministrit Abazoviç dhe Presidentit Zelensky.

Mbërritëm në Kiev me Edi Ramën për të ofruar mbështetje të sinqertë për qytetarët e saj në mbrojtjen e të drejtës për liri. Mali i Zi do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën në këtë kohë të vështirë dhe katastrofë humanitare”, shkruan Abazoviç në Twitter.

Ndërkohë në foton e mëposhtme duket Kryeministri Rama sapo ka zbritur nga treni në Kiev.

Sapo kanë mbërritur në Kiev, të dy kryeministrat, të shoqëruar nga forca të shumta sigurie, kanë dalë në terren për të parë nga afër kryeqytetin ukrainas të shkatërruar nga lufta.

Vetë Abazoviç që ka shpërndarë disa video në rrjetin social Facebook, ndërkohë që vlen të theksohet se kjo është vizita e parë e dy liderëve nga Ballkani në Ukrainë që pas fillimit të luftës.

SHKARKO APP