Kryeministri: Berisha do shkrijë Noc Rrokun! SPAK-u dhe GJKKO kanë mbështetjen time

Kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratave të liderit të opozitës, Sali Berisha i cili një ditë më parë u shpreh se “pas 11 majit SPAK-u do të shkrihet”. Me ironi, Rama tha se “Berisha do të shkrijë Noc Rrokun”, por jo institucionet e drejtësisë.

Jam kundër ndalimit të kryebashkiakut por nuk mund të ndaloj ekzekutimin e masës së sigurisë. Por bufi që thotë do të shkrij SPAK-un, do të shkrijë Noc Rrokun.

Duam një drejtësi të re të pavarur por europiane, kur prokurori bën punën e vet dhe gjykatësi bën arbitrin jo ortakun e prokurorit, ku i pandehuri prezumohet i pafajshëm por jo vetëm me fjalë.

Thonë na jep votën se do shkrijmë SPAK-un. Nuk mund të shkrish një institucion se po bën punë e tij, mbase jo gjithmonë mirë, por po bën punën e vet.

SPAK, GJKKO dhe sistemi i drejtësisë kanë mbështetjen time dhe solidaritetin tim kur sulmohen në mënyrë agresive personalisht dhe gjithë mbështetjen e qeverisë. Së bashku do të luftojmë për të përmirësuar standardet“, tha Rama në një komunikim në rrjetet sociale.

SHKARKO APP