Kryeministri Edi Rama uron një të diel të mbarë me përparimin e punimeve në rrugën Shëngjin-Velipojë
Kryeministri Edi Rama ka uruar mirëmëngjes dhe një të diel të mbarë për të gjithë ndjekësit, duke postuar në rrjetet sociale një galeri fotosh ku tregohet ecuria e punimeve në aksin rrugorë Shëngjin-Velipojë.
“Mirëmëngjes dhe me rrugën e re turistike Shëngjin-Velipojë, e cila i shton Shqipërisë një tjetër aks panoramik mbresëlënës, duke siguruar një lidhje të re e të shpejtë mes dy plazheve të mëdha të Veriut, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama.
Rruga Shëngjin-Velipojë është një investim kyç për turizmin në veri të vendit, po shkon drejt përfundimit.
Rruga Shëngjin-Velipojë konsiderohet një aks i rëndësishëm dhe me hapjen e saj do të krijohet një bosht i ri në një zonë me potencial shumë të madh zhvillimi turistik.
Strategjia e Turizmit 2030 e qeverisë shqiptare ka ndër të tjera në fokus ndërlidhjen më të shpejtë të qyteteve me zonat turistike nga veri në jug. Ura e re mbi lumin Buna, autostrada Thumanë-Kashar pjesë e Korridorit Blu, Ura e madhe e Kukësit, tuneli i LLogorasë, rruga Elbasan-Qafë Thanë pjesë e Korridorit 8, Rruga e Arbrit, janë disa nga veprat e mëdha infrastrukturore në funksion të zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë së vendit.