Kryeministri: Në qershor do ta bëjmë pagën minimale 500 euro, hyn në fuqi në janar 2026

Kryeministri Edi Rama ka premtuar se paga minimale në muajin qershor, me vendim qeverie, do të bëhet 500 euro.

“830 euro është paga mesatare sot në Shqipëri, e përgjithshmja. Ajo në sektorin publik është 1000 euro.

Pagën minimale e kishin 157 euro, tani e kemi 400 euro. Dhe me vendim në qershor do ta bëjmë 500 euro, dhe do të hyjë në efekt nga janari 2026.

Ndërkohë shumica e kompanive dhe bizneseve e kanë shumë më të lartë pagën minimale. Kush nuk do të dëgjojë nuk dëgjon, është më shurdh se sa ai që ka probleme me dëgjimin”, tha Rama në një komunikim ditën e sotme në rrjetet sociale.

SHKARKO APP