FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Rama deklaratë: Sulmi kibernetik, jo nga hakera të zakonshëm, por nga një shtet

Kryeministri Edi Rama ka folur në një deklaratë për mediat nga kryeministria në lidhje me sulmin kibernetik që ka prekur sistemin qeveritar online në vendin tonë.

Kemi punuar ose më saktë skuadra e AKSHI-t ka punuar natë dhe ditë, ditë dhe natë. Do të kemi një konferencë të përbashkët kur gjithçka të ketë përfunduar dhe skuadra nga SHBA të mos ketë më nevoje të qëndrojë në tryezë.

Së pari, sulmi nuk është një sulm nga hakera të zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë shpeshherë ndërmarrje të tilla edhe ndaj shteteve shumë më të mëdha, duke bllokuar dhe sisteme kritike për të vendosur gjoba të majme. Ky është një agresion i organizuar nga një shtet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk kemi ende të gjitha provat për të përcaktuar një prej prej dy shteteve të dyshuara. Kjo është pjesa më delikate. Roli i disa burimeve të informacionit ka qenë destruktiv dhe i papranueshëm për një shoqëri demokratike të informacionit”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?