FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Rama kërkon ekspertizën kibernetike të Izraelit pas sulmeve iraniane

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Izrael. Mediat izraelite shkruajnë se Rama po e viziton Izraelin për të forcuar mbrojtjen kibernetike të vendit të tij, pas një sërë sulmesh nga Irani që çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Teheranin.

Ata thonë se gjatë vizitës së tij në Izrael, Rama planifikon të takohet me kreun e Drejtorisë Kombëtare të Kibernetikës dhe kompanitë kryesore izraelite në këtë fushë, si dhe me kryeministrin Yair Lapid, Presidentin Isaac Herzog, Kryetarin e Knessetit Mickey Levy dhe liderin e opozitës Benjamin Netanyahu.

Kryeministri Edi Rama ka takuar homologun izraelit Yair Lapid, gjatë vizitës së tij  zyrtare në Izrael. Me një postim  në rrjetet sociale, Rama shkruan se në fokus të bisedimeve të tyre ishte forcimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike, të mbrojtes, ekonomisë dhe turizmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Me kryeministrin, Yair Lapid, për forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike e të mbrojtjes, të ekonomisë dhe të turizmit”– shkruan kryeministri Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmi kibernetik iranian ndaj Shqipërisë në fillim të këtij viti kërcënoi të paralizojë shërbimet publike dhe sistemet digjitale, të hakojë të dhënat shtetërore dhe të mbjellë më tej kaos. Hakerët publikuan të dhënat personale të anëtarëve të qeverisë shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?