Kryeministri Rama: Rekord! Dje u miratua hapaja e 8 grup-kapitujve të tjerë nga BE për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot komunikimin e tij me qytetarët me rubrikën “Sy m’sy” në rrjetet sociale.

Rama njoftoi sot se është aprovuar hapja e grup-kapitullit tjetër në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndërsa theksoi se deri më tani janë hapur 16 grupkapituj dhe së shpejti do të hapen edhe 8 të tjerë, duke e çuar numrin total në 24 nga 35 gjithsej.

“Grupkapitulli tjetër i negociatave u aprovua për t’u haur. Kemi hapur 16, hapim edhe 8 të tjerë tani, bëjnë 24, mbeten edhe 11 për t’u hapur. Kam besim dhe shpresoj e uroj që me fuqinë e re të 11 majit hapim edhe të tjerat brenda këtij viti. Ky do të ishte një rekord sepse asnjë vend nuk i ka hapur të gjitha për një vit. Fati europian është në duart tona”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?