FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kryeministri Rama: Zgjerimi, gjithnjë e më pak retorikë e BE. Ballkani duhet të mbështetet

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Forumin e Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës, tha se zgjerimi dhe anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor është përherë e më pak retorikë e Bashkimit Evropian.

Ballkani perëndimor të mbështetet për transformimin”, tha Rama.

Kryeministri tha më tej se nëse procesi i zgjerimit do të kërkojë shumë kohë, atëherë të paktën BE duhet ta përfshijë Ballkanin Perëndimor në veprime të përbashkëta, duke mos i kursyer kritikat se si u veprua në fillim për vaksinat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sigurisht kjo ndodh për shkak të arsyeve zgjedhore dhe meqë ra fjala gjatë diskutimeve u thashë që kam mësuar një teknike të re për të zbuluar zhvillimet e të ardhmes së afërt, duke parë kalendarin e zgjedhjeve të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Thënë kjo, ndërgjegjësimi dhe vetëdija që ngel është gjithmonë e më lart për rëndësinë që Ballkani Perëndimor ka, për pozicionin që ka, për vetë arsyet për të mbrojtur Evropën nga emigracioni i paligjshëm.

Sjell idenë se Ballkani Perëndimor duhet të mbështet më tej në procesin e transformimit. Një prej instrumenteve të rëndësishme që BE ka identifikuar si motor për të shtyrë transformimin para është plani ekonomik.

Jemi të qartë për situatën dhe duam të bëjmë më të mirën. Nëse BE nuk mund të mbajë shpejt fjalën për zgjerimin, atëherë objektivi i BE duhet të jetë apo të eci drejt nesh nëpërmjet një strategjie me veprime të përbashkëta, pa përsëritur nisjen dramatike të përgjigjes dramatike te pandemisë ku u lamë jashtë për planin për vaksinat“, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?