Kryeministri sjell “FotoALBUMI i JAVËS”, Shqipërinë mes afirmimit, angazhimit dhe përmbushjes

Përmes një përmbledhjeje vizuale të shpërndarë në rrjetet sociale, Edi Rama ka ofruar një pasqyrë të përqendruar dhe ritmike të javës që lamë pas, një fotolabum që tejkalon funksionin e thjeshtë dokumentues dhe shndërrohet në një instrument narrativ të qeverisjes. Ky “parakalim fotografik” nuk është vetëm një renditje imazhesh, por një koreografi e menduar e momenteve, ku çdo kornizë shërben si një pikë referimi për të kuptuar drejtimin, intensitetin dhe ambicien e një agjende politike në zhvillim.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot fotoalbumin me momentet kryesore të aktiviteteve gjatë javës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri Edi Rama e nisi fillimin e javës me një inspektim në qytetin e Vlorës, nga ku pa nga afër përgatitjet për sezonin turistik dhe punën e bërë në terren nga autoritetet lokale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kreu i qeverisë inspektoi ecurinë e punimeve në shëtitoren bregdetare “Lungomare 4”, ku vijon puna për të përmirësuar cilësinë e hapësirave publike në zonat me potencialin më të lartë turistik të qytetit, e frekuentuar nga vizitorë vendas e të huaj.

Njëherësh, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me operatorët turistikë të Vlorës, duke diskutuar mbi sezonin turistik, rritjen e cilësisë së shërbimeve, mbështetjen për sipërmarrësit e turizmit dhe promovimin e Vlorës si një destinacion kyç i turizmit shqiptar në fokusin global.

Gjithashtu, kreu i Ekzekutivit mori pjesë në mbrëmjen e mirëseardhjes së Samitit IV të Diasporës që u mbajt në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Një ndër momentet veçanta të samitit ishte ceremonia “Shqiponjat e Arta”, ku u vlerësuan personalitete të diasporës për kontributin e tyre të shquar në fusha të ndryshme. Çmimet u akorduan për arritje në biznes, shkencë, art dhe angazhim komunitar, duke theksuar rëndësinë e rolit të diasporës si ambasadore e Shqipërisë në botë.

Mes tyre, edhe ish-kryebashkiaku i Neë York-ut u ngjit me plis në skenë, për të mbajtur fjalimin e tij të rastit.

Kryeministri Rama, zhvilloi një vizitë pune në Romë dhe Barcelonë në datat 16–18 prill, në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë. Rama ndau foto nga pritja ceremoniale në Pallatin Chigi dhe takimi me homologen italiane Giorgia Meloni.

Pas Romës, Rama udhëtoi drejt Barcelonës ku me ftesë të kryeministrit Pedro Sanchez mori pjesë në punimet e mbledhjes së katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”.

Punimet e samitit u përqendrua në tema kyçe si “Institucionet dhe multilaterizmi” si edhe “Dezinformimi dhe teknologjia digjitale”, ku një vëmendje e veçantë iu kushtua rregullimit të mjedisit digjital për të luftuar dezinformimin, forcimit te institucioneve demokratike dhe multilateralizmit, si dhe luftës ndaj pabarazive si themel për një demokraci të fortë.

Kryeministri Rama dhe delegacioni, vizituan edhe Dhomën e Tregtisë së Katalonjës, një nga institucionet më prestigjioze ekonomike në rajonin e Katalonjës.

Njëherësh, kreu i Qeverisë zhvilloi sot Podkastin “FLASIM”, Episodi 15, Sezoni 6, ku kishte të ftuar kompozitorin shqiptar në Hollyëood, Aldo Shllaku, duke sjellë një histori domethënëse suksesi në kuadër të reflektimeve për Samitin e IV të Diasporës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Ogerta Manastirliu 7995 (74.7%)
Erion Braçe 2707 (25.3%)

Vota totale: 10702