Kryeministria si fushë basketbolli

Kryeministria po i ngjan gjithmonë e më pak kryeministrisë. Në fillim ishte kërpudha, pastaj markiza, pikturat, kinemaja, salla e baletit, fusha e basketbollit dhe plot elementëve të tjerë të pazakontë për një institucion shtetëror. Kohët e fundit janë shtuar koshat e basketbollit nëpër zyra. Fotot zbulojnë çfarë bën kryeministri në kohën e lirë, kur nuk ka mbledhje qeverie, takime, apo kur nuk vizaton.

Stafi i kryeministrisë duhet të jetë mësuar tani me zhurmat e topave nga njëra zyrë te tjetra. Megjithatë përplasja e topave gjatë ditës nëpër mure, mund të bëhen shqetësuese për njerëzit që kanë punë. Në foton ku Rama e ka hedhur topin drejt koshit, duket punonjësja e kryeministrisë që po punon. Në foton tjetër ajo është larguar për të mos e shpërqëndruar Ramën, shkruan lapsi

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?