Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla pritet nga Presidentja Bärbel Bas: Keni mbështetjen e Gjermanisë, Bundestagut dhe timen

Politikë E martë, 31 Maj 2022 17:05
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me ftesë të Presidentes së Bundestagut, Bärbel Bas, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin. Paraditen e sotme kryetarja Nikolla u prit nga Presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas. Presidentja Bas dhe Kryetarja Nikolla diskutuan mbi ecurinë e bashkëpunimit dypalësh e parlamentar, procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, bashkëpunimin rajonal dhe ndikimin e luftës në Ukrainë në Ballkanin Perëndimor.

Pasi e falenderoi Presidenten Bas për pritjen tepër tëngrohtë e miqësore, Kryetarja Nikolla nënvizoi se Shqipëria dhe Gjermania kanë një bashkëpunim të shkëlqyer politik. I tillë është edhe bashkëpunimi intensiv midis Kuvendit dhe Bundestagut.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ju shpreh mirënjohjen për kontributin e Bundestagut në mbështetjen e reformave për zhvillimin ekonomik, avancimin dhe thellimin e reformave demokratizuese e integruese, në veçanti reformës në drejtësi, si edhe monitorimin me ekspertë gjermanë të procesit të Vetting-ut. Kontributi i Gjermanisë përmes granteve, kredive të buta dhe asistencës teknike në sektorët e energjisë, infrastrukturës, zhvillimit të qëndrueshëm, mjedisit, arsimit profesional etj, është një burim i rëndësishëm për zhvillimin e Shqipërisë. Ne e vlerësojmë shumë lart angazhimin dhe mbështetjen e Gjermanisë në rrugën tonë drejt BE-së, si një nxitëse e përkrahëse e fortë e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.Jemi të bindur që kjo mbështetje do të vazhdojë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare brenda Presidencës Franceze të BE-së. Qasja e zgjerimit e mbështetur në merita, si për vendet aspirante, ashtu edhe për vendet anëtare, duhet të ndajë problemet dypalëshe nga korniza e negociatave me BE-në”, theksoi Nikolla.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryetarja Nikolla e njohu Presidenten Bas me arritjet e Shqipërisë në plotësimin e rekomandimeve të Këshillit Evropian dhe të Bundestagut, duke u përqëndruar në reformën në drejtësi, reformën zgjedhore, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, mbrojtjes e respektimit të të drejtave themelore të njeriut e të pakicave, reformën e administratës publike etj. “Bashkimi me familjen evropiane është një dëshirë mbarëpopullore. Është e rëndësishme që BE dhe vendet e Ballkanit Perëndimor të bashkëpunojnë që procesi i integrimit të përshpejtohet për të shmangur influencat joperëndimore dhe jodemokratike në rajon. Me kthimin e opozitës në Kuvend veprimtaria parlamentare është normalizuar. Unë po bëj çmos që opozita të ketë hapësirat, rolin dhe zërin e saj në Kuvend sepse opozita e fortë është premisë për një qeverisje të shëndetshme, për rritjen e transparencës, llogaridhënies dhe kontrollit parlamentar”, theksoi Nikolla.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 17 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Lindita Nikolla nënvizoi se Shqipëria vazhdon të kontribuojë si një motor dhe udhëheqëse e bashkëpunimit rajonal. Si një pjesëmarrëse dhe përfituese aktive e Procesit të Berlinit, Shqipëria vlerëson se ky proces duhet të fuqizohet dhe bashkëpunimi ekonomik e tregtar mes vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të fuqizohet e zgjerohet. Nisma e “Ballkanit të Hapur”, si një bashkëpunim mes tre vendeve të rajonit, Shqipërisë, RMV dhe Serbisë, synon të implementojë sa më shpejt katër liritë themelore të BE-së dhe të plotësojë bashkëpunimin mes këtyre vendeve në kuadrin e iniciativave rajonale.
Shqipëria mbështet fuqimisht rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi, në koordinim me partnerët strategjikë të Kosovës, BE dhe SHBA. Nikolla vlerësoi përpjekjet e të dërguarve të posaçëm të BE-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe SHBA-së për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.

Duke u ndalur në agresionin e paligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës, Kryetarja Nikolla vuri në dukje se Shqipëria mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ky agresion po sfidon arkitekturën evropiane të sigurisë, rendin global, stabilitetin e sigurinë rajonale, bashkëjetesën ndëretnike, reformat demokratike dhe kohezioni social edhe në vendet e rajonit. Si anëtare jo e përhershme e KS të OKB, Shqipëria vazhdon të lobojë për të siguruar mbështetjen sa më të gjerë për Ukrainën dhe mbështetpropozimin gjerman për krijimin e një Aleance Globale të Sigurisë Ushqimore, për të trajtuar krizën globale të ushqimit. Shqipëria mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Donatorëve në Varshavë dhe ishtemidis 38 shteteve që referuan krimet në Ukrainë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Kryetarja Nikolla e falenderoi Presidenten Bas edhe për mbështetjen e rëndësishme financiare të Gjermanisë për procesin e rindërtimit për kapërcimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019 dhe në përballimin e pasojave të pandemisë së COVID-19.

Presidentja e Bundestagut,  Bärbel Bas falenderoi Kryetaren Nikolla për vizitën dhe vlerësoi lidershipin e saj në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë. Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe rekomandimet për procesin e integrimit dhe Konferenca e Parë Ndërqeveritare duhet të mbahet menjëherë. Keni mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të Gjermanisë, Bundestsgut dhe timen. Kur një vend i kryen detyrat, është detyra e BE-së të marrë menjëherë vendimin për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare. Ju po vijoni me avancimin e reformave dhe qeverisjen e mirë dhe Bundestagu ju inkurajon të vazhdoni kështu. Bundestagu është gati të ndihmojë Kuvendin me ekspertizë për rritjen e transparencës, llogaridhënies, mbikqyrjes parlamentare, funksionimit të komisioneve hetimore dhe modernizimit të shërbimeve parlamentare.

Kryetarja Nikolla dhe Presidentja Bas diskutuan edhe mbi përvojat e rritjes së përfaqësimit gjinor në qeverisje, jetën parlamentare dhe zhvillimin e vendit. Kryetarja Lindita Nikolla e ftoi Presidenten Bärbel Bas për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Presidentja Bas e pranoi me kënaqësi ftesën dhe premtoi se do të vijë sa më shpejt në Shqipëri dhe njëkohësisht e ftoi Kryetaren Nikolla të vizitojnë bashkarisht Landin e
North Rhine-Westpalia, në të cilin ështe zgjedhur si deputete e Bundestagut.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Koha Jonë (@gazetakohajone)

Etiketat e lidhura

Bärbel BasLindita Nikolla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 3 minutash

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 24 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 28 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 29 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.