Kryeparlamentarja Spiropali viziton gjimnazin “Spiro Gjiknuri” në Himarë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në kuadër të programit “Kuvendojmë për Shqipërinë” vijoi sot takimet në qarkun e Vlorës. Spiropali vizitoi gjimnazin “Spiro Gjiknuri” në Himarë, gjatë së cilës u prezantuan programet informuese dhe edukuese nga Shërbimi i Edukimit Qytetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Spiropali vizitoi palestrën e shkollës dhe disa nga klasat, si dhe ftoi nxënësit të vizitojnë Kuvendin, duke ju bashkuar programeve për të rinjtë me qëllim njohjen e veprimtarive parlamentare.

Gjatë vizitës në gjimnaz, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhuroi për shkollën “Spiro Gjiknuri” disa botime të Kuvendit të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?