Kryesuesi i listës së LSI-së në Vlorë Luan Rama thirrje vlonjatëve: Dikens Bushaj është emri që duhet ta votoni

Drejtuesi politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Vlorë, njëherësh dhe kandidat i kësaj partie politike, Luan Rama ndërsa referon kandidatin tjetër të LSI-së në këtë Qark, Dikens Bushaj, shprehet se si kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së dhe si drejtues politik i qarkut të Vlorës, është një privilegj dhe nder të jetë përkrah dhe bashkë me djem dhe vajza të Vlorës, Sarandës e Ksamilit, me të cilët po punojnë me energji dhe forcë për fitoren e LSI-së.

“25 prilli – dita e madhe e fitores:

DIKENS BUSHAJ – DJALI I SHKELQYER NGA BOLENA E LABËRISË QË DUHET TA VOTONI

Swiss Digital Desktop Reklama

Për mua si kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së dhe si drejtues politik i qarkut të Vlorës, është një privilegj dhe nder të jem përkrah dhe bashkë me djem dhe vajza të Vlorës, Sarandës e Ksamilit, me të cilët po punojmë me energji dhe forcë për fitoren e LSI-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një ndër ta është edhe Dikens Bushaj, djali i shkëlqyer nga Bolena e Labërisë, punëtor i palodhur, i shkëlqyer në marrëdhëniet me qytetarët, i vendosur e shumë i përkushtuar për të qenë përfaqësues i denjë i rinisë vlonjate.

Dikens Bushaj është emri që duhet ta votoni”, shprehet Luan Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?