Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, pret ministrin malazez, Maras Dukaj

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Maras Dukaj. Ministri Dukaj është njeri ndër dy ministrat shqiptarë në qeverinë në detyrë të Kryeministrit Abazoviç.

Kryetarja Nikolla nënvizoi se “Mali i Zi është një vend fqinj, mik dhe partner i Shqipërisë në NATO dhe bashkudhëtar në rrugëtimin drejt BE. Unë vlerësoj dhe nxis bashkëpunimim mes dy qeverive dhe organizimin prej tyre të mbledhjeve të përbashkëta.

Këtë miqësi e forcon edhe komuniteti shqiptar në Malin e Zi, një komunitet progresiv dhe kontribues i evropianizimit të vendit fqinj. Shqipëria dhe
Mali i Zi, si partnerë në integrimin rajonal, po nxisin e bashkërendojnë
kontributet për integrimin, emancipimin dhe evropianizimin e Ballkanit Perëndimor.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri Dukaj vuri në dukje se komuniteti shqiptar në Malin e Zi do të vazhdojë të rrisë përfaqësimin politik dhe të kontribuojë për zhvillimin, integrimin dhe evropianizimin e Malit të Zi dhe të gjithë rajonit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?