Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kryetarja e Parlamentit zvicerian pret Lindita Nikollën: Shqipëria lider e integrimit rajonal

Politikë E martë, 14 Qershor 2022 16:56
Kryetarja e Parlamentit zvicerian pret Lindita Nikollën: Shqipëria lider e integrimit rajonal
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla, zhvilloi një vizitë zyrtare në Zvicër, me ftesë të homologes Irène Kälin. Në takimin me Kryeparlamentaren Kälin mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Zvicër, Ilir Gjoni.

Nikolla vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë midis parlamenteve të dy vendeve dhe nënvizoi se forcimi i bashkëpunimit parlamentar shërben si nxitës i marrëdhënieve midis dy vendeve e dy popujve tanë. Gjatë takimit u diskutua mbi vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm parlamentar e dypalësh në mbështetjen e reformave, konsolidimin e institucioneve demokratike, përmirësimin e sistemit shëndetësor, fuqizimin dhe modernizimin e arsimit profesional, bashkëpunimin në fushën e sigurimeve shoqërore, energjisë, turizmit etj.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kryetarja Nikolla, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Zvicrës në modernizimin e shërbimeve parlamentare të Kuvendit të Shqipërisë. Ky bashkëpunim do të vazhdojë në mbështetjen e Kuvendit për llogaridhënien, kontrollin dhe etikën parlamentare dhe modernizimin e shërbimeve të Kuvendit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

U diskutua gjithashtu mbi forcimin e diplomacisë parlamentare dhe bashkërendimin e qëndrimeve të dy parlamenteve në organizatat ndërkombëtare. Duke falenderuar homologen Kälin për mbështetjen e vendosur të Zvicrës për Kosovën, Kryeparlamentarja Nikolla kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë dhe Zvicra të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Mund t'ju interesojë

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për dialog

Protestat në Francë: rreth 300 punonjës të arsimit të plagosur, qeveria bën thirrje për...

Para 17 orësh
Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por të arritshme

Progresraporti i BE-së 2026: Hoxha e quan mbylljen e negociatave në 2027 ambicioze por ...

9 Nëntor 2026, 16:03
Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun” në mjet përballë protestës

Etnografia e komunikimit në politikën shqiptare: si Rama dhe Berisha e kthyen “dialogun...

7 Nëntor 2026, 19:02

Kryeparlamentaret Nikolla dhe Kälin diskutuan edhe për mbështetjen e autoriteteve zvicerane ndaj komunitetit shqiptar për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës dhe integrimin dinjitoz në shoqërinë zvicerane dhe nënvizuan se komuniteti shqiptar në Zvicër shërben si urëndërtues i miqësisë midis Zvicrës dhe Shqipërisë e Kosovës. Kuvendi i Shqipërisë po mbështet komunitetet shqiptare jashtë vendit dhe lehtësimin e nxitjen e kontributeve të tyre për zhvillimin e Shqipërisë.

Kryetarja Nikolla informoi bashkëbiseduesit zviceranë se Shqipëria vazhdon të përmbushë të gjitha kushtet përpara takimit të parë të Konferencës Ndërqeveritare për negociatat e anëtarësimit dhe i ka realizuar të gjitha detyrat në lidhje me reformën zgjedhore, reformën në drejtësi, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformat në lidhje me të drejtat themelore, mbrojtjen e pakicave apo reformën e administratës publike.

Kryetarja Nikolla e ftoi Kryetaren Kälin për një vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë, vizitë e cila do të realizohet në një kohë të afërt. Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Irène Kälin, vlerësoi shumë të suksesshëm bashkëpunimin dypalësh dhe atë parlamentar dhe nënvizoi se ky bashkëpunim do të vijojë të forcohet sepse Kuvendi i Shqipërisë është një partner i rëndësishëm i Këshillit Kombëtar të Zvicrës.

Kalin përgëzoi Kryetaren Nikolla për rolin e Shqipërisë si një lider i integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor si edhe për kontributin e Kuvendit në avancimin e reformave demokratizuese dhe integruese dhe vuri në dukje se Zvicra do të vazhdojë të qëndrojë në krah të Shqipërisë dhe Këshilli Kombëtar në mbështetje të Kuvendit për progresin e mëtejshëm të zhvillimit, demokratizimit, reformave dhe integrimit evropian të Shqipërisë. Gjithashtu, Zvicra do të bashkëpunojë me Shqipërinë, për të mësuar nga përvoja e Shqipërisë si anëtareve jo e përhershme e KS të OKB-së, ku Zvicra sapo është votuar për vitet 2023-2024.

Nikolla, e shoqëruar nga Ambasadori Ilir Gjoni dhe anëtarët e delegacionit, ndoqi një seancë plenare të Këshillit Kombëtar, ku u mirëprit dhe u përshëndet ngrohtësisht nga deputetët.

Etiketat e lidhura

Irène KälinLindita Nikolla
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 1 minute

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 23 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 26 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 28 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.