“Kukësi” në PPE, Bogdani: Liritë e shqiptarëve janë përkeqësuar

Protesta në ”Rrugën e Kombit”, ka shkuar në PPE. Ish- deputeti i PD-së, Gert Bogdani, i pranishëm në Asamblenë Politike të PPE-së, tha para vendeve anëtare të BE-së se në Shqipëri liritë dhe të drejtat e njeriut janë përkeqësuar ndjeshëm dhe se ekonomia është përqëndruar në duart e klientëve të qeverisë.

Bogdani foli për tarifën e ”Rrugës së Kombit”, 10 euro për një udhëtim, për të cilën kompania do të marrë 400 milionë euro fitim, në një kohë kur zona e Kukësit jeton në varfëri dhe papunësi dhe ka numrin më të lartë të azilkërkuesve në Europë.

Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, vuri në dukje se protestuesit u arrestuan në mënyrë të paligjshme, në shkelje të të drejtave kushtetuese dhe vazhdojnë të mbahen në burg pa një procedurë të rregullt ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bogdani tha se në vijim të metodave autoritariste, për shkak të protestës kundër arrestimit të paligjshëm, janë proceduar penalisht rreth 60 deputetë, kryebashkiakë dhe aktivistë të shoqërisë civile, të cilët nuk kontrollohen nga kryeministri Rama, me synimin për të shuar zërat kritikë kundër qeverisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-deputeti i PD-së, rikonfirmoi qëndrimin e PD për mbështetjen e hapjes së negociatave të anëtarësimit, duke argumentuar se sa më afër integrimit në Bashkimin Europian të jetë Shqipëria, aq më shumë llogaridhënie dhe mbajtje përgjegjësie do të ketë për qeverinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?