Kundërpërgjigjet Fatos Klosi

 

 I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-kryetarit të SHISH-it, Fatos Klosi, lidhur me akuzat e ish-kryeministrit Sali Berisha se ka zhdukur dosjen e Remzi Hoxhës.

Sipas Klosit, në SHISH kanë qenë zhdukur dosjet për Remzi Hoxhën pasi ai u mbeti në dorë.“Kur bëhen punë të pista, gjëja e parë që zhduken jane dosjet. Ata i kanë zhdukur. Kanë pasur dosje më parë, por pasi u mbeti në dorë i zhdukën. S’kemi gjetur asnjë dosje” deklaroi Klosi, i pyetur nga JavaNews.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai i bën një pyetje të drejtëpërdrejtë Berishes lidhur me këtë akuzë: “Përse shtatë ish-punonjës të SHIK-ut, pasi u mbeti në dorë Hoxha, i pajisi me pasaportë diplomatike dhe i nisi në Angli?”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Do doja shumë të dija përgjigjen e kësaj pyetje”, deklaroi Klosi

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?