FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Sot finalja e Kupës së Shqipërisë, trofeun e jep Presidenti Ilir Meta

“Elbasan Arena” do të presë sot finalen e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Laçit, që do të luhet në orën 19:00.

Skuadra fituese do të ketë privilegjin që trofeun t’ua dorëzojë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Presidenti Meta njihet si një nga politikanët që e ndjek futbollin, por zakonisht e sheh në stadium në sfidat e Kombëtares dhe në ndonjë finale si kjo e sotmja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, përgatitjet në stadiumin “Elbasan Arena” për këtë finale kanë kohë që kanë nisur dhe pritet që fusha të ketë një dekor disi më të veçantë në krahasim me ndeshjet e tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tapeti duket në një gjendje shumë të mirë, ku do t’u japë mundësi skuadrave që të shpalosin futbollin e tyre.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?