Kush e krijoi konfliktin në PD? Olli: Paaftësi absolute e Bashës. Kuvendi i 11 dhjetorit është vendimmarrës

Kush e krijoi konfliktin në PD? Leonard Olli thotë se situata në Partinë Demokratike është krijuar vetëm nga paaftësia absolute e Lulzim Bashës.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar i PD, ai thekson se ”11 dhjetori erdhi si rezultat jo i zotit Sali Berisha. Kjo datë dhe e gjithë situata në Partinë Demokratike nuk është iniciativë e zotit Berisha, por i paaftësisë absolute të zotit Lulzim Basha për të menaxhuar forcën më të madhe politike të së djathtës”.

Për të nëse Kuvendi në datën 11 dhjetor mblidhet, ai është vendimmarrës. ”Ai Kuvend ka të drejtën menjëherë që të ndryshojë statutin dhe të hapë garën për kryetar. Që në atë moment, zoti Basha është i shkarkuar si kryetar i Partisë Demokratike”,-tha në ”A2cnn”.

 

SHKARKO APP