Kush e merr mandatin e Tahirit? Deputet vjen…(LISTA)

Pasi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dha dorëheqjen si deputet edhe pse i pavarur, pritet që PS-së ti shohet një deputet. Tahiri e fitoi mandatin në zgjedhjet e 25 qershorit si pjesë e listës së PS-së, por kjo forcë e largoi nga grupi parlamentar fill pas hetimeve nga Prokuroria e Katanjës.

Në listën shumëemërore të PS-së, për zgjedhjet e 25 qershorit, në qarkun e Tiranës pas Saimir Tahirit, vjen ish-deputeti i LSI-së, Spartak Braho dhe kreu i FRESSH, Eljo Hysko. Nuk dihet nëse Braho do ta pranojë të marrë mandatin e deputetit, apo PS-së do ti shtohet një deputet i ri, siç është kreu i FRESSH, Eljo Hysko.

Në konferencën për shtyp të mbajtur tek selia e Kuvendit, Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit, duke thënë se: ”Kam marrë një vendim për ta treguar edhe njëherë se nuk jam raca e atyre që rrinë në parlament, për pazar apo për shpëtim. Deri kur të zbardhet e vërteta e plotë, unë nuk do të jem deputet, por qytetar i thjeshtë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tahiri ju drejtua organeve hetuese, se nga sot e kanë si qytetar të thjeshtë, një thirrje kjo që paraprin ndalimin e tij nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. ”E si qytetar i thjeshtë me të drejtën time, me familjen e miqtë e mirë dhe me të gjithë ata që më besojnë ende, unë do të përballem me prokurorinë, me drejtësinë, me ligjin, siç do të përballem me palaçot në politike”.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.SH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?