FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kush largohet nga kryesia e PD pas ndryshimeve statutore

Ndryshimet e reja statutore të miratuara nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike pritet të çojnë në një ulje të ndjeshme të numrit të anëtarëve të kryesisë nga 57 që ka aktualisht.

Paketa që kaloi në unanimitet i heq të drejtën 24 krerëve të departamenteve drejtuesë të PD-së të jenë pjesë e këtij forumi.

Me miratimin në Kuvendin Kombëtar, kryesia e re nuk do këtë më disa prej figurave aktuale si; Jamarbër Malltezi , i cili aktualisht mban postin e Kreut të Departamentit të Ambientit, Pyjeve dhe Turizmit,. Pjesë e saj nuk do të jenë më as Florion Mima që kryeson departamentin e ekonomisë dhe tregut, Sherefedi Shehu i Financave publike apo dhe Suzana Guxholli që drejton departamentin e Energjisë dhe Burimeve Natyrore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Automatikisht ndryshimet e reja prekin edhe 8 prej deputetëve që aktualisht janë kryetarë apo nën/kryetarë në komisionet parlamentare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Listës së gjatë të atyre që nuk do jenë më pjesë e këtij forumi i shtohen edhe Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Genc Pollo, Bardh Spahia, Florion Mima dhe Tritan Shehu.

Në statutin e ri përcaktohet që kryesia e Partisë Demokratike përbehet nga kryetari, dy nën/kryetarët, Sekretari i Përgjithshëm dhe ata funksionalë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtarë, krerët e organizatave partnere, zëdhënësi, sekretari për marrëdhëniet ndërkombëtare, si dhe 15 anëtarë të zgjedhur me votim të fshehtë nga Këshilli Kombëtar raporton Tv Klan.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?