FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vetingu/ Deputeti Kosta: Kushtetuesja i hapi rrugën reformës. PD duhet ndalojë lojërat politike

Deputeti i Partisë Socialiste, Vladimir Kosta ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi ankesën e PD për shpalljen anti-kushtetuese dhe pezullimin e ligjit të Vetting-ut.

Deputeti Kosta shprehet se vendimi i sotëm i Kushtetues i hap rrugën nisjes së zbatimit të reformës në drejtësi. Ai thotë se Gjykata u vendos në krahun e interesave të vendit dhe të qytetarëve, të cilët në të gjitha sondazhet kanë mbështetur në mënyrë masive reformën në drejtësi.

Deputeti i Partisë Socialiste flet edhe për paditë e tjera në Gjykatën Kushtetuese që ka bërë Partia Demokratike. Ai thotë se pas vendimit të fundit, PD duhet të ndalojë lojërat politike me reformën. “Kur flet drejtësia të gjithë duhet të heshtin. Duhet të heshti edhe Partia Demokratike dhe të ndalojë lojën me paditë e tjera”,- shkruan në Facebook deputeti Vladimir Kosta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i plotë në Facebook i deputetit Kosta:

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjykata Kushtetuese dha sot vendimin e duhur për ligjin e Vetting-ut. Ky vendim hap një fazë të re të drejtësisë në vend dhe çel rrugën e Reformës në Drejtësi.

Gjykata u vendos sot në krahun e interesave të vendit. SHBA, BE dhe gjithë qytetarët janë pro kësaj reforme. Ankimimet dhe paditë janë tentativa për të bllokuar jo thjesht reformë, por gjithë proceset integruese të vendit.

Kur flet drejtësia të gjithë duhet të heshtin. Duhet të heshti edhe Partia Demokratike dhe të ndalojnë lojën me paditë e tjera”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?