Kuvendi nis sot punimet, PD do qëndrojë vetëm disa minuta. Betohen dy deputetët e rinj të Vlorës

Ashtu siç e parashikon kushtetuta e hëna e tretë e janarit  shënon rinisjen e Kuvendit.

Seanca e sotme plenare është parashikuar të mbahet në orën 17:00,  nga ku do të rinisë debati parlamentar  për këtë sesion të ri.

Duke qënë edhe seanca e parë, pas pauzës së ndërrimit të viteve, rendi i ditës prej 6 pikash ka një natyrë procedurale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkaq, po sot pritet që të bëjnë betimin dhe dy deputetët e rinj të Vlorës, Edmond Zejno i PDIU-së, që zëvendëson Dashamir Tahirin, ndërsa mandati i LSI-së i Shkëlqim Selamit, në po të njëjtin qark, do t’i kalojë kandidatit Flamur Çelaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, deputetët demokratë, në seancën e parë të Kuvendit për këtë vit do të qëndrojnë vetëm disa minuta, sa kryetari i grupit Edi Paloka  të zyrtarizojë qëndrimin e opozitës lidhur me reformën zgjedhore.

Ajo çka do të ketë interes për këtë sesion  është qëndrimi i Partisë Demokratike, pasi  ka paralajmëruar bojkot në qoftë se nuk i plotësohet kushti për votim dhe numërim elektronik.

Program i punës deri në shpërndarjen e Kuvendit për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit pritet të jetë i ngjeshur, për shkak të reformës zgjedhore por dhe hartimit të rreth 40 ligjeve për plotësimin e kuadrit të reformës në drejtësi.

Po ashtu,  deputetët deri në shpërndarjen e e Kuvendit do të marrin një vendim të rëndësishëm atë për  zgjedhjen e presidentit të ri pas mbarimit të mandatit të  Bujar Nishanit.

I gjithë ky proces pritet të kalojë  jo pa debate dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?