Ky qytet italian mund t’ju gjobisë me 300 dollarë nëse bëni selfie
Nëse ju pëlqen të bëni selfie kur shkoni me pushime, atëherë Portofino mund të mos jetë vendi më i mirë për t’u vizituar. Qyteti në rivierën italiane ka vendosur rregulla të reja që mund të ndikojnë në fotot tuaja të pushimeve.
Bërja e selfie-ve mund t’ju sjellë një gjobë deri në 275 euro.
Sipas BBC, rregullat e reja janë vendosur për shkak se këto zona janë bërë jashtëzakonisht të ngarkuara me turistë.
Kryetari i bashkisë së Portofino, Matteo Viacava, pohoi se turistët ishin përgjegjës për ‘kaosin anarkik’ duke bllokuar rrugët dhe duke rezultuar në bllokime trafiku kur ndalonin për të bërë fotografi.
Këto kufizime janë në fuqi nga ora 10.30 deri në orën 18.00. Sipas Forbes , rregullat vlejnë për dy pika piktoreske që janë bërë të famshme në Instagram.
Masat hynë në fuqi gjatë fundjavës së Pashkëve dhe do të qëndrojnë në fuqi deri në tetor.