Lapaj ndryshon mendje: “Mandati t’i kalojë simotrës time”. Kolegji Zgjedhor e rrëzon, në Kuvend shkon…

Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS që i kalon mandatin e Partisë Shqipëria Bëhet të parës në listën e mbyllur, Ana Dajko.

Kreu i kësaj partie Adriatik Lapaj, nuk kërkoi më që mandati t’i kalojë atij, por që të lihej në fuqi vendimi i kreut të KQZ, Ilirian Celibashi. Ky i fundit kishte vendosur që mandati i takonte Kleana Xhuvelit, vajza e tezes së Lapaj.

Përfaqësuesja e Lapajt ka deklaruar se KAS në vendim ka qenë tendencioz dhe politik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“KAS po thotë që Kodi mbron kandidatët nga dorëheqjet, por nga ana tjetër i detyron që të qëndrojne përtej dëshirës së tyre. Deri në momentin që mandati nuk është dhënë, kandidati mund të heqë dorë nga mandati. Vendimin i KAS për t’i dhënë mandatin e deputetit Ana Dajkos është i gabuar. Në vendimin, KAS ka keqinterpretuar kuotën ligjore dhe gjininë e nënpërfaqësuar. Arsyetimi i KAS është diskriminuar dhe antikushtetues, sepse nuk ka nënpërfaqësim pasi është vetëm një kandidat”, ka deklaruar ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavlina Docaj, përfaqësuese e KQZ që mbron vendimin e KAS iu drejtua përfaqësueses së Lapajt duke e pyetur se “deri kur mund të dorëhiqet një kandidat?”.

“Kandidati mund të tërhiqet nga kandidimi deri sa të jenë publikuar tabelat nga KQZ”, u shpreh ajo.

“Në KAS është kërkuar tjetër gjë nga ajo që kërkohet sot. Në KAS është kërkuar që mandati t’i jepet Adriatik Lapajt. Sipas KAS dorëheqjet nuk mund t’i shqyrtojë KQZ por Kuvendi. Deklaratat e dorëheqjes janë të pavlefshme. Mandati duhet t’i kalojë Ana Dajkos. Nëse zonja nuk e do mandatin të mos bëjë betimin në Kuvend dhe vendi i saj të plotësohet sipas radhës së listës”, deklaroi përfaqësuesja e KQZ.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?