Largimi i Taulant Ballës “rrufe në mot me diell”!

Edi Rama çdo lëvizje e llogarit mirë, nuk heq njeri nga inati apo nxitimi. Sot ai bëri dy lëvizje surprizë, të cilat asnjë nuk i hamendësonte. Ndërsa Elisa Spiropali nuk ishte surprizë, ajo ishte ministre aktive dhe e gjithëpranuar nga komuniteti në PS.

Por largimi i papritur i Taulant Ballës nga ministër i Brendshëm dhe kalimi i tij në ministri shteti, ishte befasi. As edhe një vit nuk mbushi si ministër i brendshëm. Edhe për Taulant Ballën ishte e papritur, të cilin e kapi kamera të habitur dhe të zbehtë sapo kryeministri përmendi emrin e tij.

Kjo duket si “rrufe në mot me diell”!

Swiss Digital Desktop Reklama

Me sa duket kryeministri duhet të ketë informacione të rezervuara me shumë se sa vetë ka Taulant Balla si ministër i brendshëm!

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe Niko Peleshi ishte një befasi, ndonëse ai e priste një ditë “sëpatën” e kryeministrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?