Lehtësohen procedurat, 23 shërbime konsullore mund t’i gjeni on-line

Tashmë në shërbimin on-line do të keni mundësi që të kërkoni dhe të merrni 23 shërbime në lidhje me shërbimet konsullore.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati në një postim në Facebook shkruan se, “Shqipëria, për herë të parë do të jetë pararojë në ofrimin e Shërbimeve Konsullore Online për qytetarët e saj. Kjo falë projektit të dixhitalizimit të shërbimeve konsullore, i cili i mundëson qytetarëve 23 shërbime online pa u paraqitur në përfaqësi, dhe 13 shërbime duke u paraqitur vetëm një here”.

“Platforma dixhitale sjell shërbimet pranë qytetarit duke lehtësuar procedurat dhe duke shkurtuar kohën në sportelet e përfaqësive tona konsullore. Ftoj qytetarët të aplikojnë për shërbimet konsullore nëpërmjet faqes së Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kërkoj mirëkuptimin tuaj lidhur me vështirësitë e mundshme teknike sikundër mirëpres sugjerimet tuaja në përmirësimin e shërbimit”, shkruan Bushati

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?