Liberalizimi i prostitucionit e hashashit, Mesila Doda: A ka mundësi të mos lëshojmë marrëzira të tilla?!

Deputetja e PDIU-¬së, Mesila Doda ka reaguar pas deklaratave të kreut të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka i cili kërkoi liberalizimin e kanabisit farmaceutik dhe prostitucionit.

Doda i ka cilësuar si marrëzi deklaratat e Jakës dhe thotë se Shqipëria duhet ta projektojë zhvillimin e saj ekonomik mbi turizmin, energjinë, artizanatin etj. Doda i quan marrëzi propozimet e Jakës.

“Shqipëria e mijëvjeçarit tjetër projekton zhvillimin e saj ekonomik me liberalizimin e drogës dhe prostitucionit. Nuk po i besoja veshëve kur dëgjova kryetarin e dhomës së tregtisë që na tregoi pikat e forta ku duhej të ndryshonte ekonomia jonë dhe pashë që thuajse askush nuk ju kundërvu makro plan-biznesit drogë-prostitucion.

Swiss Digital Desktop Reklama

A ka ndonjë mundësi të projektohet rritja ekonomike duke ndihmuar turizmin, agroturizmin, bujqësinë, artizanatin, energjinë, të fuqizohet ekonomia duke e parë si një të tërë bashkë me Kosovën, të fuqizojmë lekun si monedhë kombëtare… A ka mundësi të mendojmë për një strategji të vërtetë fuqizimi mbarëkombëtar e të mos lëshojmë marrëzi të tilla?”, shkruan Doda në facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?