FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ligjet” votojnë në parim amnistinë, opozita abstenon

Deputetët e mazhorancës në Komisionin e Ligjeve ka votuar në parim pr/ligjin për amnistinë, ndërsa opozita ka abstenuar.

Në komsion ishte i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili tha se “duam të përfitojnë nga amnisita të dënar me kancer, në mënyrë që ditet e fundit ti kalojnë pranë familjes”.

Deputetja e PS, Vasilika Hysi tha se kjo është aminstia e parë që synon të largojë nga burgu personat e sëmurë dhe të moshuarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nuk do të përfitojë asnjë nga ata që i shmangen drejtësisë”, tha Hysi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deputeti i PD, Arben Ristani tha se opozita është kundër amnistisë për trafikantët e drogës dhe blerësit e votave.

Ristani: Mesazhi që japim kur amnistojmë krimin elektoral është legjitimiteti i këtij krimi. I keni mbushur shkollat me drogë. Nuk jemi për amnistinë e këtyre krimeve. Nuk duhet të amnistohen  trafikantët e drogës dhe blerësit e votës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?