Ligji për Policinë e Shtetit, Meta: Cenon pavarësinë e SPAK, krijon premisa për presion të fshehtë ndaj drejtësisë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer sot ligjin për Policinë e Shtetit. Ndër argumentet ligjore të kthimit të dekretit, Kreu i Shtetit rendit edhe faktin se ndryshimet e propozuara nga qeveria cenojnë drejtpërdrejt punën e Prokurorisë së Posaçme SPAK dhe krijojnë premisa për presion të fshehtë nga ana e qeverisë ndaj drejtësisë.

PJESË NGA ARGUMENTI LIGJOR I DEKRETIT 

Neni 2 i ligjit cenon nenin 7 dhe 148 të Kushtetutës, ku parashikohen parimet e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, si dhe të pavarësisë së prokurorëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Angazhimi i Prokurorit të Përgjithshëm dhe Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme (apo përfaqësueseve të tyre) në Komitetin Kombëtar të Politikave për për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar, komitet i cili kryesohet nga Ministria e Brendshme, krijon premisa për ndikim të papërshtatshëm nga ekzekutivi në ushtrimin e profesionit të pavarur të tyre apo edhe premisa për presion të fshehtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është tepër e dëmshme po të kemi në konsideratë që Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka në kompetencë lëndorë hetimin dhe ndjekjen penale të zyrtarëve të nivelit të lartë, përfshi këtu edhe përfaqësuesit e ekzekutivit në këtë Komitet Koordinues.

Komiteti Kombëtar i Politikave për Parandalimin dhe Luftën Kundër Krimit të Organizuar, në varësi të ekzekutivit, ka detyrimin të hartojë sipas këtij ligji, strategjitë dhe planin e masave për prandalimin e krimit të organizuar. Pra, ky Komitet, synohet që direkt të ndikojë dhe orientojë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për luftimin e së cilës, Prokuroria e Posaçme (SPAK), duhet të jetë e pavarur. Për më tepër, më pas duhet edhe të raportojë, periodikisht pranë Këshillit të Ministrave.

Një ndërhyrje e tillë, është ndikim thelbësor në pavarësinë e këtij organi për të ushtruar kompetencat e tij kushtetuese dhe ligjore.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?