Lindita Nikolla në Bruksel: I padrejtë pengimi i konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, u takua sot në Bruksel me Presidentin e Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli. Vizita e kryeparlamentares Nikolla u realizua në kuadrin e përpjekjeve për të lobuar për mbajtjen e Tryezës së parë Ndërqeveritare me BE-në brenda vitit 2021.

Pavarësisht sfidave dhe ndikimit të pandemisë COVID-19, Shqipëria ka avancuar në reformat e rrugëtimit drejt BE-së dhe ka përmbushur të gjitha prioritetet e vendosura nga Këshilli Evropian. Ne kemi besim se Parlamenti Evropian do të ndikojë për mbajtjen e Tryezës së Parë Ndërqeveritare me BE-në brenda vitit 2021. Shqipëria ka pranuar qasjen e bazuar në merita për bisedimet e anëtarësimit dhe tani është radha e BE-së për të mbajtur premtimet dhe për të na sjellë më pranë Bashkimit Evropian. Ne mendojmë se është e padrejtë që mbajtja e Tryezës për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut të pengohet nga faktorë që nuk kanë lidhje me plotësimin nga vendet tona të standardeve integruese”, vuri në dukje Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

Ndërsa Presidenti i Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli tha se “Parlamenti Europian do të vazhdojë të insistojë që Tryeza e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE të mbahet sa më shpejt. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat që i rekomandoi Këshilli Evropian në vitin 2020.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?