FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Lindita Nikolla: Shqiptarët, faktor i rëndësishëm për europianizimin e Maqedonisë së Veriut

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla priti këtë të mërkurë delegacionin e Partisë “Aleanca për shqiptarët” nga Maqedonia e Veriut, Arben Taravari, kryetar i Partisë dhe kryetar i Komunës së Gostivarit, Ilire Dauti, deputete, Isen Shabani, kryetar i Komunës së Vrapcishtit. Nikolla ka vlerësuar rolin e faktorit shqiptar jo vetëm në forcimi e miqësisë mes dy vendeve por dhe për evropianizimin e Maqedonisë së Veriut.

”Shqiptarët, një faktor i rëndësishëm i zhvillimit, demokratizimit dhe evropianizimit dhe urë miqësie mes dy vendeve. Partitë shqiptare kanë një kontribut të rëndësishëm në përshpejtimin e integrimit në BE të Maqedonisë së Veriut. Rritja e përfaqësimit politik të shqiptarëve në vendin fqinj u shërben jo vetëm aspiratave dhe të ardhmes së tyre, por edhe zhvillimit dhe evropianizimit të Maqedonisë së Veriut”.

Nga ana e tyre, kryetari Arben Taravari dhe anëtarët e delegacionit vunë në dukje përparimin e arritur në përfaqësimin politik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kontributin progresiv dhe konstruktiv të komunitetit të shqiptarëve dhe të forcave politike shqiptare në zhvillimin dhe nxitjen e mbështetjen e agjendës evropiane të vendit fqinj si edhe bashkëpunimit të ngushtë dhe marrëdhënieve miqësore me Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?