FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Liro kuksianët”/ Opozita bllokon punimet, “pushtohet” foltorja e Kuvendit (FOTO)

Ashtu siç dhe ishte paralajmëruar, tensionet mes palëve politike kanë zhvendosur sot në Kuvend.

Seanca plenare nisi siç ishte parashikuar, por pa praninë e deputetëve të PD-së, pasi ata mbajtën mbedhjen e grupit, gjë që shkaktoi dhe vonesën e nisjes së zbatimit të planit të opozitës për mosbindje parlamentare.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka marrë fjalën dhe kërkoi publikisht përjashtimin e Kryeministrit Edi Rama nga Parlamenti, duke i dhënë në këtë mënyrë dënimin që nuk i dha Byroja e Kuvendit për fjalorin e përdorur ndaj shqiptarëve. Kaq ka mjaftuar që të gjithë deputetët e opozitës të mblidhen rreth Bashës duke pushtuar foltoren e KUvendit. Nisur nga kjo situatë, Kryeparlamentari Ruçi tërhoqi gardistët dhe deklaroi ndërpreje të seancës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?